Xhudistet që e përfaqësuan Kosovën në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” janë kthyer sot në Kosovës, së bashku me medaljet e fituara atje, transmeton Gazeta Metro.
Pas rikthimit në Kosovë, trajneri i xhudos, Driton Kuka, është shprehur tejet i lumtur me suksesin e arritur në Bjellorusi.
“Knaqësi me ju pa kaq shumë në numër që keni dalë me na pritë dhe që nuk po vraponi vetëm pas politikanëve por edhe pas sportistëve, me 4 garues u kthyem me 3 medalje. Që nuk kanë dalë me na prit se kemi pa shumë të madhe, me rëndësi është që ne po i tregojmë popullit që sporti ka vlera” – ka deklaruar trajneri nga Peja.
Falë xhudisteve tona, Kosova arriti që të marrë tri medalje në Lojërat Evropiane të zhvilluara në Minsk të Bjellorusisë.
Majlinda Kelmendi arriti që ta marrë medaljen e artë, Nora Gjakova të argjendtën dhe Loriana Kuka të bronztën.