Facebook është shtëpia e shumë mashtrimeve dhe nëse përdorni rregullisht aplikacionin e tij Messenger, atëherë është një mashtrim i ri për të cilin duhet ta dini.

I njohur si mashtrim ‘phishing’, ajo vjen si mesazh ose drejtpërdrejt në profilin tuaj në Facebook ose përmes aplikacionit Messenger.

Në të shkruan: “Shiko çfarë gjeta” (në gjuhën angleze) dhe përfshin një emoji si dhe një hiperlink.

Natyrisht, nuk duhet ta klikoni linkun.

Shanset janë që mesazhi të vijë nga një mik ose kontakt tjetër të cilit iu është komprometuar llogaria. Pra, derisa duket se vjen nga një burim i besuar, është në të vërtetë një mënyrë për të provuar dhe për të fituar qasje në të dhënat tuaja.