Rreth 1 mijë e 500 banorë të fshatit Gllamnik të Komunës së Podujevës u janë drejtuar kutive të votimit dje në shkollën “Kongresi i Manastirit”, shkruan Llapi.info.
Sipas rezultateve të KQZ-së, në këtë fshat ka fituar Lëvizja Vetëvendosje. Për dallim nga zgjedhjet e rundit të parë, VV është rikthyer si parti triumfuese në Gllamnik.
Kandidati LVV-së, Shpejtim Bulliqi ka fituar 732 vota, ndërkohë që Ekrem Hyseni 683 vota.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, të rundit të parë, LDK pati fituar në Gllamnik. Kjo parti kishe mbledhur 631 vota, kurse VV 564.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare ku tashmë janë numëruar 100 për qind të votave, sipas të cilave kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi ka fituar 51.84 për qind të votave, apo saktësisht 20 mijë e 282 vota. Në anën tjetër, Ekrem Hyseni nga LDK-ja ka marrë 48.16 për qind ose 18.845 vota./Llapi.info






