Përparim Kryeziu nga Lëvizja Vetëvendosje akuzon PDK-në se po gjen arsyetime për të mos rrëzuar qeverinë.
Kryeziu tha se e vetmja parti opozitare që ka ndërmarrë nisma që të rrëzojë Qeverinë e Avdullah Hotit është Vetëvendosja derisa për partinë tjetër në opozitë, PDK-në, tha se gjen arsyetime për t’i mbuluar veprimet.
“VV është i vetmi subjekt që me sinqeritet e ka trajtuar nevojën për një mocion të mosbesimit dhe për këtë ka shpenzuar resurse njerëzore dhe financiare për organizimin e një peticioni ku për disa muaj janë grumbulluar 250 mijë nënshkrime”.
“Nisma për mocion të mosbesimit mund të zbatohet nëse i bashkohet edhe pjesa tjetër e opozitës. Ata bile e kanë cilësuar se kanë kryer tradhti kombëtare me Marrëveshjen e Ëashingtonit”.
Kryeziu tregoi se Vetëvendosje i ka thënë PDK-së që teksti dhe përmbajtje janë të hapura për ndryshimet e tyre, por tha se ata po kushtëzojnë nismën dhe se “ky është arsyetim për të mos bërë diçka”.
“Nëse PDK e konsideron që Qeveria Hoti ka dështuar në rimëkëmbje ekonomike, në menaxhimin e pandemisë, si dhe ka kryer akt të tradhtisë kombëtare, pra nëse këto janë vlerësime të PDK-së atëherë është e pakuptimtë që ata s’e ofrojnë mbështetjen”.






