Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Evropian, ka thënë se BE-ja s’do ta lejojë kurrë presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, që ta shkatërrojë Ukrainën.
Pas kësaj deklarate eurodeputetët e duartrokitën Der Leyen.
“Brenda Ukrainës, kanë filluar vdekjet e njerëzve të pafajshëm, burra, gra, e fëmijë po vdesin sepse presidenti Putin ka vendosur që shteti i tyre, Ukraina s’ka të drejtë të ekzistojë dhe ne s’do ta lejojmë kurrë kurrë që kjo të ndodhë, dhe kurrë kurrë s’do ta pranojmë këtë”, ka thënë von der Leyen gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian për agresionin rus në Ukrainë.
Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij që ta sulmojë Ukrainën në mëngjesin e 24 shkurtit.






