Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçqi ka deklaruar se nuk e di se çfarë BE-ja dëshiron nga Serbia lidhur me çështjen e Kosovës dhe ka vlerësuar se me siguri as ajo vetë s’e di.

Ai ka përsëritur se as që bëhet fjalë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiqi gjatë takimit me raportuesin e Parlamenti Evropian për Serbinë David Mcallister e ka njoftuar për “gjërat jo shumë të mira që po ndodhin në Kosovë”.

Ai ka rinumëruar ditët qëkur s’është formuar Asociacioni i Komunave serbe sipas marrëveshjes së Brukselit.

“Sa i përket faktorit ndërkombëtar, kam thënë se nuk e kam asnjë ide se çfarë do ai nga Serbia, porse Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës ashtu si dëshiron ai, madje edhe nëse më godasin me shata në kokë“, ka thënë Vuçiq .

“Mirë është të kemi paqe dhe njëfarë stabiliteti. E deri kur do të zgjasë ajo, askush s’e di. Ne duam ta mbrojmë paqen, por për tango duhen dy vet”ka thënë Vuçiq .

“Ne do të bëjmë çdo gjë që ta ruajmë paqen. I kam thënë Mcallisterit se nuk e di ç’ pritet nga Serbia. Kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë dhe gjithmonë dialogun duhet ta mendojmë si zgjidhje tjetër të problemit. Por kjo nuk varet vetëm nga Serbia”, ka thënë Vuçiqi.