Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, raportohet se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Intervistimi i Elek nga PSRK-ja do të bëhet nesër nga ora 13:30, shkruan Kossev.
Marrja në pyetje e kreut të LS-së ka të bëjë me protestat dhe barrikadat e vendosura në veri në vitin 2022.
Ftesa për të u konfirmua nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas një takimi në Bruksel.
Sipas tij ftesa të ngjashme kishin marrë edhe Igor Simiq dhe serbë të tjerë, të akuzuar për terrorizëm.
Derisa intervistimi i paraparë më 4 qershor është shtyrë në një datë brenda muajit.
Ende nuk dihet se në çfarë cilësie do të intervistohet Zllatan Elek.
Por, nga subjekti i tij siç shkruan Kossev, është konfirmuar se Elek do të paraqitet për intervistim.