Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Prestreshi në një postim në Facebook, ka shkuar se AKK është duke punuar me kapacitete të kufizuara, pas infektimit të tij me COVID-19.

“Duke respektuar rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse, ne do të punojmë nga shtëpitë tona, në mënyrë që ta mbrojmë shëndetin tonë dhe atë publik. Gjithsesi, mbesim të përkushtuar që edhe në këto kushte t’i kryejmë me përgjegjësi detyrat që na takojnë”, ka shkruar Prestreshi.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Ju njoftoj se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është duke punuar me kapacitete të kufizuara, meqë unë jam testuar pozitivisht me virusin COVID-19.
Menjëherë sapo më është konfirmuar rezultati, unë kam njoftuar kolegët e AKK-së, të cilët tashmë janë testuar dhe janë në pritje të rezultateve. Përveç tyre, kam njoftuar edhe personat e tjerë më të cilët kam pasur kontakt këto ditë.
Duke respektuar rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse, ne do të punojmë nga shtëpitë tona, në mënyrë që ta mbrojmë shëndetin tonë dhe atë publik. Gjithsesi, mbesim të përkushtuar që edhe në këto kushte t’i kryejmë me përgjegjësi detyrat që na takojnë.
Unë gëzoj shëndet të mirë dhe aktualisht jam vetëzoluar në shtëpinë time dhe po respektoj udhëzimet e autoriteteve shëndetësore për ta tejkaluar këtë situatë. Uroj që të gjithë kolegët e AKK-së të jenë mirë më shëndet dhe sa më shpejt t’i rikthehemi punës në kushte normale.
Faleminderit për mirëkuptim!