Lokale - eSIMy

Për pesë familje shqiptare, kryesia e Llapit së bashku me trajnerin Tahir Batatina i kanë lëshuar shtëpitë për t’i strehuar familjet e prekura nga tërmetet, njofton Llapi.info.

“Duke parë gjendjen emergjente të vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri, përveç që gjatë gjithë ditës së bashku me tifogrupin “Legjendat” grumbulluam sasi të madhe të ushqimit, veshmbathjeve dhe mjeteve higjenike, Kryetari i klubit Beqir Batatina së bashku me Nënkryetarin Amrush Batatina, Drejtorin Ekzekutiv Bejtush Batatina dhe Kryetrajnerin Tahir Batatina, lirojnë 5 shtëpi për tu strehuar familjet të cilat kanë nevojë pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, kryesia e klubit ka thënë se do të jenë në shërbim të kombit sa herë që do të jetë nevoja.

“Familja e madhe llapjane, Batatina që njihet mirë nga të gjithë për bamirësi e ndihmesa të shumta të nevojtarëve, hap përsëri zemrën dhe është në gjendje gadishmërie për çdo familje që ka nevojë dhe dëshiron të strehohet në shtëpitë e tyre. Numri kontaktues për çdo informacion: 044 283 395”, përfundon njoftimi.

Duhet theksuar se iniciativa të shumta ka pasur në Podujevë për t’u dalë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmetet në Shiqipëri./Llapi.info