Një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari Haki Rugova në emër të kryesisë së LDK-së, bëri homazhe te varri i Kolonel Tahir Zemaj në 16 vjetorin e vrasjes së tij.
Zemaj është vrarë në një moment prite në orët e hershme të mëngjesit të 4 janarit 2003 kur vetura e tij ishte goditur pamëshirshëm nga një breshëri plumbash duke ia marrë jetën Tahirit, të birit të tij Enisit dhe kushëririt të tij, Hasanit.
Vrasësit e tij nuk janë gjetur asnjëherë.