Lokale - eSIMy

Rumania është një ndër vendet më të korruptuara të Bashkimit Evropian.

Qytetarët kanë dalur në protesta në rrugë duke u ballafaquar me policinë, të zemëruar me qeverinë e tyre dhe me atë që e shohin si kulturë të korrupsionit shtetëror, transmeton gazetametro.net

Ryshfeti dhe keqpërdorimi i fondeve publike kanë dëmtuar dhe përçarë vendin.

Përderisa protestat kanë pasur sukses të limituar, një kryeprokurore dhe zyra e saj ia kanë mësyer establishmentit, duke dënuar mbi 1000 zyrtarë publikë.

Emri i saj është Laura Kovesi, e para direktoratit anti-korrupsion të Rumanisë.

‘’Pa pavarësi të vërtetë, një kryeprokurore kurrë nuk mund ta luftojë korrupsionin e nivelit të lartë’’, thotë ajo.

Në video ajo tregon se për çfarë duhet të jesh e përgatitur që të kesh sukses në këtë.