Lokale - eSIMy

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të fillohen hetime ndaj personave apo zyrtarëve tjerë për rrjedhjen e listave të veteranëve mashtrues në media.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin se ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të fillohen hetimet paraprake për të verifikuar çdo veprim të personave zyrtarë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, si dhe, të zyrtarëve apo personave të tjerë jashtë këtyre sistemeve, nëse të njëjtit kanë kryer vepër penale me rastin e publikimit të emrave të personave të përfshirë në listat e veteranëve apo pjesëtarëve luftëtarë të UÇK-së”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.