Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në homazhet për nder të dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj që kanë nisur nga ora 12:00 në hollin e Kuvendit, njofton Klan Kosova.

Në këto homazhe Veseli u shoqërua nga deputetë të Partisë Demokratike.

Pas homazheve kryetari i Kuvendit ka lënë një mesazh në librin e zisë.