Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohet se kanë kryer një grabitje nën kërcënimin e thikës në Fushë-Kosovë.
Rasti ka ndodhur, më 9 prill rreth orës 17:40, ku dy të dyshuar u kanë grabitur një shumë parash dy viktimave, po ashtu meshkuj.
Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.






