Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në profilin e tij në Twitter ka publikuar dy qëndrimet e fundit të KE-së për liberalizmin e vizave duke thënë se Kosova është vendi me i izoluar.

Kurti ka rikujtuar se Komisioni Europian ka konstatuar dy herë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Sot mbushen 4 vjet kur Komisioni Europian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne jemi vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari”, shkroi ai.

Ai tha se duhet të përmbushen shpresat e qytetarëve për liberalizimin e vizave.

“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar Kurti.