Kryeministri i Marokut, Saadeddine Othmani është ankuar se ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli e ka imponuar prezencën e tij gjatë një dreke që ai ka pasur në New York, raporton KTV.

“Gjatë një dreke me delegacionin tim, një zotëri nga Kosova e imponoi prezencën e tij. Ne nuk kemi diskutuar për marrëdhënie bilaterale, apo vënie të kontakteve. Pozicioni i Marokut është konstant. Maroku nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka asnjë raport me të”, ka shkruajtur në Twitter kryeministri i këtij shteti.

Por, në një postim në Facebook, vetë ministri i jashtëm, Pacolli ka thënë se ka pasur një takim domethënës me kryeministrin e Marokut.

Image