Lokale - eSIMy

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidmos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit.

“Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm”, shkroi ai në Facebook.

Postimi i plotë i kryeministrit:

Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin, festën e sakrificës.

Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit.

Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm.

Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!