Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti pasi ka votuar në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, është deklaruar për media rreth grevës në sektorin e arsimit.
Kurti tha se shpreson që nesër të fillojë mësimi pasi këtë dëshirë e kanë edhe mësimdhënësit bashkë me nxënësit dhe prindërit e tyre.
“Është dashur të fillojë më 1 shtator (mësimi). Jam i bindur se nxënësit dhe prindërit duan të nis mësimi dhe mësimdhënësi duan të japin mësim. Nuk duam të bojkotohet shteti pasi shkolla është shteti”, deklaroi ai.
Më tutje, Kurti pati disa fjalë edhe për grevistët teksa disa prej tyre i quajti edhe sindikalistët të PAN-it, koalicioni i dikurshëm i qeverisë së Kosovës që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.
“Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt. Është keq se sa shumë po humbmi”, u shpreh kreu i ekzekutivit.