Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të jetë prezent në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të Komunës, Kurti do të jetë në Llap në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për Javën e Diasporës.

“Njoftojmë bashkatdhetarët dhe qytetarët e Komunës së Podujevës se në aktivitetet e planifikuara për sot në sheshin e qytetit në Karvanin e Diasporës, do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar”, thuhet në njoftim./Llapi.info