Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të bëjë homazhe në Podujevë.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

“1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te Memoriali në Izbicë, Skenderaj. VENDI: Memoriali në Izbicë, Skenderaj, KOHA: 09:30/ 2.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te varrezat e Familjes Bogujevci dhe Duriqi, në Podujevë. VENDI: Varrezat e Familjes Bogujevci dhe Duriqi, Podujevë, KOHA: 11:00”, thuhet në njoftim.

Sot janë bërë 2 vjet nga masakra në familjen Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë, ku paramilitarët serbë shuan 14 anëtarë civilë.

 

 

 

/Llapi.info