Lokale - eSIMy

Sot me 19 qershor në Ditën e Çlirimit të Komunës së Podujevës do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e shkollës fillore “Musli Dumoshi” në fshatin Dumosh dhe gurthemeli për ndërtimin e çerdhes së re publike në qytet (afër parkut të pishave).

Në ceremoninë e gurthemelit do të marrin pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi.