Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka shpërndarë bakllava për zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, njofton Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka bërë të ditur se Kurti iu ka uruar festën e Fitër Bajramit.
“Kryeministri në detyrë, sot, ditën pas pushimit për nder të Fitër Bajramit, në fillim të orarit të punës, priti dhe i shërbeu me ballkave zyrtarët që punojnë në ndërtesën e Qeverisë. Atyre iu uroi me fat Fitër Bajramin, mbarësi dhe shëndet”, ka shkruar ai./Llapi.info















