Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të vizitojë komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Kurti do të jetë prezent së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. Kështu ka njoftuar kumtesa komunale, ku është bërë e ditur se nesër do të përurohen një palestër sportive, një shkollë dhe do të vihet gurthemeli për një shkollë tjetër.

Njoftimi plotë:

Të enjten me datë 08.09.2022, do të vihet gurthemeli i shkollës në fshatin Llugë, do të përurohet palestra e sporteve dhe shkolla e re në fshatin Batllavë.

Në shënim të këtyre ngjarjeve do të marrin pjesë: Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Itinerari i shënimit të këtyre ngjarjeve:

Gurthemeli i shkollës në Llugë – 08:00

Përurimi i palestrës sportive në Batllavë – 08:30

Përurimi i shkollës në Batllavë – 09:00

Ftojmë mediat të përcjellin shënimin e këtyre ngjarjeve!