Lokale - eSIMy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryekuvendarin Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te busti i i ish Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë të mërkurën në moshën 87 vjeçare.

Aty të parit të qeverisë ju kërkua të komentojë kundërshtimin e atëhershëm të veprimtarit Adem Demaçit, që kishte për marrëveshjen e Rambujesë.

Kurti tha se Demaçi ka kërkuar gjithmonë më shumë sesa është ofruar.

“Në kohën e luftës së UÇK ka pasur shumë dokument propozime për çështjen e Kosovës të cilët kishin më tepër në fokus ndaljen e luftës dhe në atë kohë ka pasur shumë bisedime dhe baca Ademi gjithmonë ka këkruar gjithmonë më shumë se sa është ofruar. Ndërhyrja e NATO-s në pranverë të 1999 erdhi për shkak se kasapi i Ballkanit Millosheviqi nuk prnaonte asnjë dokument në të cilën kishte shumë gjëra të favorshme për të dhe në anën tjetër masakra e Reçakut tregonte qartë se një Srebrenicë e dytë po përgatitej në Kosovë”.

Në vitin 1999 gjatë negociatave të delegacionit kosovar në Rambuje, Ish-Sekretarja e SHBA-së Madeleine Albright kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Adem Demaçin.

Nga libri i Albright “Madam Secretary: a memoir” kishte treguar se ishte biseda më rrëqethëse që e kishte pasur në jetën e saj.