Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq ka arritur në spitalin në Brod ku ndodhen për trajtim të plagosurit nga aksidenti i sotëm tragjik.

Pak para orës 20 pritet ardhja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili do të takohet me Plenkoviq dhe do të vizitojë të plagosurit në spital, transmetojnë mediat kroate.

Pasi mbërriti në Brod, kryeministri Plenkoviq dha një deklaratë të shkurtër për media.

“Dhjetë persona humbën jetën në aksidentin që ndodhi në autostradën afër Slavonski Brod rreth orës 6:20. Falënderoj drejtorin Samardzic, falënderoj ambasadorin e Kosovës, deputetët Prljaskaj, ministrat Berosh, Bozhinoviq, të gjithë mjekët dhe infermierët të cilët bëri çdo përpjekje që sonte të presim kryeministrin e Kosovës Kurti, ministrat e tij. Qeveria dhe shërbimet kroate do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar të plagosurit”, u shpreh ai.

“Vetëm një nga të plagosurit është në Zagreb, ata qëndruan në spitalin në Slavonski Brod, dhe ata të cilët nuk u plagosën janë në konvikt. Me të vërtetë ishte një aksident shumë i rëndë. Ne nuk kemi pasur një aksident të tillë për shumë vite. Ne do të bëjmë gjithçka, do të shohim me kryeministrin (Kurti). Ne do të ndihmojmë kudo që të mundemi, për shpenzimet këtu, kthimin në Kosovë. Ne do të sigurohemi që të gjithë të ndihen rehat këtu,” tha Plenkoviq.

Kujtojmë se në një aksident të rëndë që ndodhi sot rreth orës 6:20 në autostradën A3 afër Slavonski Brod, një autobus që udhëtonte nga Frankfurti për në Kosovë doli nga rruga dhe u përmbys. 10 vetë humbën jetën dhe 15 u plagosën rëndë. Një nga të vdekurit ishte një shofer, i cili nuk po voziste në kohën e aksidentit.

Shoferi i cili ishte në timon në kohën e aksidentit u arrestua dhe është në paraburgim.

Ai i tha policisë se e zuri gjumi për një moment. Në autobus ishin 69 pasagjerë, raporton Index.hr.