Kryeministri i Australisë, Scott Morrison është sulmuar me vezë gjatë një takimi me delegate në Albury.
Ndërsa autorja e sulmit po përpiqej të largohej rojeve të sigurisë rrëzoi një grua të moshuar. Nuk janë ende të qarta motivet e sulmit nga 25-vjeçarja e cila u arrestua më pas nga policia.
Morrison në një postim në Twitter, këtë veprim e quajti një sulm frikacakësh.