BELGRADE, SERBIA - JANUARY 31: Greek Prime Minister Alexis Tsipras (L) and Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic shake hands following a joint press conference after their meeting in Belgrade, Serbia on January 31, 2017. (Photo by Aleksandar Kokovic/Anadolu Agency/Getty Images)

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, nuk i ka mirëpritur vendimet e fundit të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë taksën e vendosur ndaj produkteve serbe e boshnjake dhe krijimin e Ushtrisë.

Për këto dy vendime, Tspiras ka thënë se janë veprime të papranueshme, shkruan B92, transmeton Indeksonline.

Ai gjatë një takimi në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka vlerësuar se me këto veprime Prishtina po i hedh ‘benzinë zjarrit’, dhe nuk po i kontribuojnë stabilitetit të rajonit.

“Dëshiroj të theksoj se këto iniciativa nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, por shkaktojnë destabilizim. Ne duhet ta themi këtë. Vuçiq dhe qeveria serbe kanë një puna të vështirë”, ka thënë kryeministri grek, duke dënuar veprimet e shtetit të Kosovës.

“Ata janë duke shtuar benzinë në zjarr. Unë e mbështes Serbinë në këtë rrugë dhe përpjekjen për të gjetur një zgjidhje, sepse kjo është perspektiva për të ruajtuar stabilitetin në rajon”, ka thënë Tsipras.