Ministri kroat i Drejtësisë Drazhen Boshnjakoviq ka refuzuar të japë pajtimin për ekstradimin e Ismail Morinës, të cilin Serbia e kërkon me akuzën se më 14 tetor të vitit 2014 kishte lëshuar dronin me hartën e viseve etnike, përcjell portali “danas”.

Këtë e ka konfirmuar Ministria serbe e Drejtësisë e cila ka njoftuar se ekstradimin tash do ta kërkojë nga Italia pasi Morina ka shtetësi italiane.

Morina, me fletë arrest nga Serbia ishte arrestuar në Dubrovnik në qershorin e vitit 2017.