Lokale - eSIMy

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se trupat e ushtrisë amerikane ka mundësi të qëndrojnë më gjatë në Afganistan, kjo pasi talibanët janë duke i penguar të shkojnë në aeroport punëtorët afganë të Amerikës.

Biden dëshiron që forcat amerikane të largohen nga Kabuli më së largu në fund të këtij muaji, por deri 15,000 qytetarë amerikanë janë të bllokuar.

Presidenti amerikan në një intervistë për ABC News ka thënë se trazirat në Kabul ishin të pashmangshme.

Rreth 4.500 trupa amerikanë përkohësisht janë brenda Aeroportit Ndërkombëtar “Karzai”, por luftëtarët talibanë e kanë rrethuar me kontroll këtë pjesë të vendit.

Talibanët janë duke i bllokuar afganët që nuk kanë dokumente udhëtimi, po ashtu janë duke i penguar edhe ata që janë me autorizim të vlefshëm, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.