Lokale - eSIMy

Edhe një sukses i radhës nga një oficer i Forcës sē Sigurisë sē Kosovës.

Në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar, në mesin e 235 kadetëve britanik dhe ndërkombëtar nga 27 vende të ndryshme, diplomoi me sukses të lartë oficeri i FSK-së, Nëntoger Diar Statovci, i cili është nga Komuna e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Pas suksesit në programin akademik tejet sfidues teorik e praktik të lidershipit ushtarak, nëntoger Statovci pritet të kthehet për marrë detyrën e komandantit të togut në njësitet FSK-së.

Për këtë suksese ka shkruar edhe ministri i Ministrës së Mbrotjes, Armend Mehaj.

“Shumë urime Nëntoger Statovci dhe ju priftë e mbara në përgjegjësitë e reja dhe karrierën ushtarake!
Mirënjohje dhe falënderim i përhershëm për Mbretërinë e Bashkuar, popullin dhe forcat e armatosura të saj!” Ka shkruar ministri Mehaj.