Lokale - eSIMy

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Krasniqi i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në misionin e ri ambasadorit Rudolph.

“Një takim i hapur dhe miqësor, me diskutime për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe rolin e rëndësishëm që Berlini ka luajtur gjithmonë në mbështetje të shtetit tonë”, ka shkuar ai.