Mesfushori nga Kosova, Liridon Krasniqi, ka konfirmuar se është i interesuar që të luajë për përfaqësuesen e Malajzisë.
Derisa ka shprehur mirënjohje për Malajzinë që i dha famë që prej vitit 2015, Krasniqi ka thënë se nuk do të mendonte dy herë për të përfaqësuesen aziatike.
Emri i Krasniqit është në listën e Federatës së Futbollit të Malajzisë si kandidat potencial për të veshur fanellën e këtij vendi, ka bërë të ditur zëvendëskryetari i Federatës së Malajzisë, Datuk Yosoff Mahadi.
Yusoff është autorizuar nga Federata për të vëzhguar lojtarët e huaj, të cilët kanë kualitetin për të luajtur me Malajzinë, transmeton Koha Ditore.
Krasniqi ka thënë se FAM duhet të vazhdojë me programin për vëzhgimin e lojtarëve të huaj që kanë kualitetin për të luajtur për përfaqësuesen e Malajzisë, pasi sipas tij, në Europë është praktikë e zakonshme, transmeton Koha.net.
“Isha i lumtur kur mora vesh për interesimin e FAM-it. Nëse bëhet realitet, do të jap më të mirën për Malajzinë”, ka thënë Krasniqi.
“Malajzinë e konsideroj si shtëpi timen të dytë pasi më ka dhënë aq shumë”,k a shtuar ai.
Pas vendimit të ekipit Kendah që të mos vazhdojë kontratën e tij, Krasniqi tani po analizon ofertat që ka prej Francës, Malajzisë dhe Indonezisë.
“Nëse më vjen një ofertë nga Malajzia, nuk do ta refuzoj pasi dua të luaj për përfaqësuesen e tyre. Më duhet të luaj edhe dy vjet për një klub nga Malajzia para se të kualifikohem në bazë të rregullave të FIFA-s”, ka thënë Krasniqi