Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar për një biesdë që ka zhvilluar me bashkëpartiakun e tij, Dardan Molliqajn.

Ai ka thënë se ajo ishte vetëm një përcjellje e mesazhit që e ka thënë tjetërkush ndërsa është keqinterpretuar në media.

Krasniqi ka thënë se ndihet i lumtur që është pjesë e kësaj partie që sipas tij po forcohet çdo ditë.

Postimin e tij e ka pëlqyer edhe Molliqaj në Facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

Biseda ime me Dardanin ka qenë në lidhje me një person të tretë. Pra unë vetëm ia kam përcjellur atij fjalët që mi ka thënë tjetërkush.

Jam shumë i lumtur që jam në PSD e edhe më i lumtur që PSD po forcohet përditë, me qëndrimet e saj alternative dhe me punën e palodhshme në teren ?

Mediet që paskan “spiunuar” prej skutave të Kuvendit, nuk e kanë parasysh që kur një fjali hiqet nga konteksti, deformohet gjithçka.