Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare edhe për Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje me Shpejtim Bulliqi është shpallur fitues ndaj kundërkandidatit të tij, Ekrem Hysenit të LDK-së.
Bulliqi ka marrë 20 mijë e 788 vota apo 52.06 për qind, ndërsa Ekrem Hyseni i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 19 mijë e 141 vota, apo 47.94 për qind.
Ditë më parë janë certifikuar edhe rezultatet për Kuvend Komunal. Në Kuvendin e Podujevës LDK-ja do t’i ketë 14 mandate, Lëvizja Vetëvendosje 13, Partia Demokratike e Kosovës 4 mandate, AAK tre dhe një Balli Kombëtar Demokrat.
Për të pasur shumicën në Kuvendin e Podujevës, Vetëvendosjes i duhen 18 këshilltarë komunalë për t’i miratuar dhe proceduar vendimet./Llapi.info







