Lokale - eSIMy

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar planin operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar planin operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ky plan parasheh të gjitha aktivitetet që do të ndërmerren për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Po ashtu, në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shqyrtoi dhe miratoi disa kërkesa për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve Komunale nga komunat Prizren, Deçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndryshe, më 19 maj do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriu, Zubin Potok, Leposaviq dhe në Zveçan.

Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, katër kryetarët e këtyre komunave kishin dhënë dorëheqje në shenjë revolte për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe.