Mbrëmë u zhvillua ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Atletico Madrid.
Madrilenët fituan në Camp Nou me rezultat 0-2, me golat e Alvarez dhe Sorloth.
Në këtë ndeshje figura kryesore ishte referi Istvan Kovacs. Ai dha një karton të kuq për Cubarsin, ndërsa i fali kartonin e kuq Kokes dhe Pubill.
Pikërisht në rastin e Pubill, lojtari i Atleticos kapi topin me dorë brenda 16 metërshit, por gjyqtari heshti.
Pas këtij gabimi të rëndë, mediat po raportojnë që UEFA ka vendosur ta përjashtojë referin në fjalë deri në fundin e sezonit.






