Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka ka bërë thuajse gjithçka gati për zyrtarizimin e themelimit të subjektit më të ri politik në Kosovë.

Siç bëhet e ditur inaugurimi i Partisë Euroatlantike të Kosovës do të bëhet më 29 qershor, ndërsa vet Zeka në një prononcim për klankosova.tv ditë më parë dha detaje të reja rreth këtij subjekti.

Ai pohon se me këtë parti do të bëhen ndryshime radikale në Kosovë.

Veç kësaj kjo parti siç bëhet e ditur në agjendën e publikuar së fundi, do t’i japë më shumë mundësi të qasjes mërgatës shqiptare e cila sipas Milaim Zekës është bazamenti i lirisë.