Policisë së Kosovës iu kanë shtuar 445 pjesëtarë të rinj.

Me këtë rast është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministra të kabinetit qeveritar.

Diplomojnë 445 policë, Kurti: Nderoni uniformën dhe punën tuaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, ka thënë se “Kosova rri mbi shtyllat e progresit të vazhdueshëm social, ekonomik e kulturor në njërën anë dhe një vendi të sigurte dhe euroatlantik në anën tjetër”.

Nga 445 policë që diplomuan sot, 345 janë djem dhe 100 vajza. 357 janë shqiptarë, ndërsa 88 prej tyre janë nga komunitetet jo shumicë.