Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, përmes radarit ka identifikuar një veturë e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 99 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

I njëjti është dënuar me gjobë prej 500 euro dhe pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse – një (1) vit i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë(5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse- një (1) vit i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik”, njofton policia.