Qytetarët nga Kosova, kanë shfrytëzuar pushimin e festës së Fitër Bajramit, për tu nisur në bregdetin e Shqipërisë.

Që nga mëngjesi i sotëm, një numër i madh i qytetarëve nga Kosova ka kaluar kufirin drejt Shqipërisë, kjo ka bërë të krijohen kolona veturash deri në 100 metra, raporton Zeri.info.

Nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është bërë e ditur se mëngjesin e sotëm në kufirin në Vërmicë, pritjet për të dal nga Kosova janë deri në 10 minuta, kurse kolonat ishin nga 50 deri 100 metra.

Situata është përmirsuar gjatë ditës, ndërsa aktualisht nuk raportohet për pritje dhe kolona në asnjëren prej pikave kufitare.