Mijëra qytetarë ikën nga Kosova në vitet 2014-2015. Kjo valë e humbi intensitetin, por nuk u ndërprere .
Ikjet e shumta si edhe rënia e natalitetit, kanë bërë që në raportin Europian të Statistikave, Kosova të ketë rënien më të madhe të popullsisë në continent, njofton Klan Kosova.
Bëhet fjalë për 15.4 % të popullsisë që Kosova humbi në periudhën 2007-2018.
Ish-ministrja e shërbimeve publike, Melihate Tërmkolli që kohë të gjatë është marrë edhe me regjistrimin e popullsisë po e konsideron këtë raport si alarmues.
Ndërsa, demografi Rifat Blaku, pohon se në këtë përqindje të humbur ka ndikuar edhe ulja e natalitetit.






