Kosova dhe Shqipëria kanë shënuar ngritje sa i përket fuqisë ushtarake sipas rishikimin vjetor të Indeksit së Fuqisë Globale.

Kosova renditet e 134-ta për nga fuqia ushtarake dhe njerëzore nga 145 vende.

Në matjet e fundit, Kosova ka avancuar pesë vende krahasuar me vitin paraprak kurse Shqipëria renditet e 91-ta.

Bosnja dhe Hercegovina renditet në vendin e 133-të, Mali i Zi në vendin e 128-të, Maqedonia në vendin e 108-të dhe Kroacia në vendin e 69-të. Ndërsa Serbia është renditur në venin e 58-të.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbajnë vendin e parë me Rusinë dhe Kinën që renditen në vendin e 2-të dhe të 3-të respektivisht.

Ndërsa, Gjermania ka shënuar rënie dhe renditet e 25-ta.