Kosova ka bërë ngritjen më të madhe në ranglistën e FIFA-s, thuhet në një raport të publikuar të enjten [sot] nga shtëpia më e madhe e futbollit.
Derisa ka shkruar për përfaqësueset që i prin ranglistës, siç është Belgjika e Franca, FIFA ka thënë se Kosova për një vit është ngritur për 46 pozita në ranglistë.
Në ranglistën e muajit dhjetor Kosova ka mbetur një pozitën e njëjtë, 131.
Këtë sukses në ranglistë më së shumti ia mundësoi forma e mirë e treguar në miqësore dhe në ndeshjet e zhvilluar në Ligën D të Ligës së Kombeve. Në këtë ligë Kosova përfundoi në pozitën e parë dhe është në rrugë të mirë që të sigurojë një vend në Europianin 2020 përmes kësaj Lige.
New FIFA/Coca-Cola World Ranking??Belgian Red Devils stay top, crowned Team of the Year ???World champions Équipe de…
Publiée par FIFA World Cup sur Jeudi 20 décembre 2018






