Autoritetet e Kosovës nuk ia dhanë lejen për hyrje në Leshka drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriqit, i cili sot kishte planifikuar të vizitonte fshatin Leshak dhe që bujqve të tij t’ua dhuronte 10 traktorë, njofton gazeta e Beogradit “danas”, transmeton Koha.net.
Pas mos dhënies së lejes, Gjuriqi e ka mbajtur një konferencë në të cilën ka thënë se dhurata e Serbisë doemos brenda ditës do të jetë në Leshak.
Ai është ankuar se i ishte ndaluar hyrja “përkundër faktit se vizita ishte paralajmëruar”.