Emra të futbollistëve nga Suedia, Norvegjia e Finlanda kanë zënë vend në listat e selektorit të përfaqësueses A të Kosovës, Bernard Challandes, dhe atij të përfaqësueses U-21, Rafet Prekazi, për ndeshjet e kësaj jave.

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, disa i janë përgjigjur ftesës e ndonjë jo, kryesisht për të shmangur karantinimin pas kthimit në vendin ku jetojnë e luajnë. Por listat e Challandesit dhe Prekazit kanë rikonfirmuar se futbollistët që bëjnë karrierë në Suedi, Norvegji e Finlandë, apo të rritur në këto vende janë me rëndësi për përfaqësueset kosovare, shkruan KOHA.

Pos Zvicrës, këto tri shtete, ndonëse jo me futboll të nivelit më të lartë evropian, ofrojnë numër të konsiderueshëm lojtarësh për përfaqësueset kosovare. Ofrojnë po ashtu lojtarë me rrënjë nga Kosova për Kombëtaren e Shqipërisë e edhe për vetë përfaqësueset e këtyre tri vendeve.

Disa prej lojtarëve kosovarë që bëjnë karrierë në Suedi, Norvegji e Finlandë madje po kalojnë formë më të lartë se ata që për ndeshjet e shtatorit janë ftuar në ekipet përfaqësuese të Kosovës, nga këto vende. Shumë prej tyre megjithatë nuk janë ftuar deri më tani te Kosova, për arsye të ndryshme. Por me shumë gjasë janë në listat e përgjegjësve të përfaqësueseve në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Në përfaqësuese, sidomos te Shpresat, ka lojtarë edhe të kategorisë së dytë të Suedisë. Ndërsa në elitën suedeze ka lojtarë që po kalojnë formë të lartë, njëjtë si në Norvegji e Finlandë.

Suedia

Në xhiron e fundit të elitës së Suedisë, Allsvenskan, në xhiron e fundit, para një jave, pjesë e skuadrave ishin nëntë futbollistë kosovarë.