Kosova nuk ka arritur të rrëmbejë pikët e plota ndaj Moldavisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, Grupi C.
Kosova dominoi këtë takim, megjithatë ndau pikët me Moldavinë pas barazimit prej 1 me 1, transmeton KOHA.
Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Nicolaescut, i cili shënoi në minutën e 20.
E për Kosovën shënoi Benjamin Kololli në minutën e 71 të ndeshjes, pas asistimit nga Valon Berisha.
Me barazim ka përfunduar edhe ndeshja tjetër në Grupin C ndërmjet Sllovenisë dhe Greqisë, që përfundoi pa gola.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan ndaj Greqisë, të dielën në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.