Lokale - eSIMy

Cilësia e ajrit në Kosovë është përmirësuar dukshëm ditëve të fundit.

Bazuar në të dhënat e fundit të ‘IQ AIR’ , Kosova renditet në mesin e vendeve me cilësinë me të mirë të ajrit në botë, raporton IndeksOnline.

Kosova sonte renditet në vendin e 70-të për nga cilësia e ajrit në botë, duke tejkaluar edhe Gjermaninë, e cila renditet në mesin e vendeve me cilësi mesatarisht të mirë të ajrit.

Sipas të dhënave të fundit, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM, në Prishtinë është 50 njësi.

Kjo vlerë cilësohet e pastër dhe nuk konsiderohet e dëmshme për shëndetin e njeriut.

Kujtojmë që gjatë muajve të dimrit, Kosova renditej pothuajse vazhdimisht në mesin e vendeve me cilësi të dobët të ajrit, mirëpo tani ngritja e temperaturave duke se ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit.