Pas dështimeve me trajnerë të huaj, Agim Ademi e Bajram Shala ende nuk janë bindur ta emërojnë një trajner kosovar. Stafi skandaloz i FFK-së me në krye Agim Ademin, Bajram Shalën e Muharrem Sahitin ndodhen sonte në Stamboll të Turqisë.

Ata janë në takim me trajnerin spanjoll, Robert Moreno, duke diskutuar detajet e fundit të kontratës. Robert Moreno González është 46 vjeçar, ai ishte edhe pjesë e Barcelonës në vitin 2015.

Moreno ishte ndihmës i Unzues, ndërsa Unzue ishte ndihmës i Luis Enriques. Karriera e tij si trajner nuk shquhet për ndonjë sukses, por FFK-ja i ka besuar spanjollit.

Janë vetëm detajet e fundit që po diskutohen dhe ai do të jetë selektor i ri i Kosovës.