Kosova dhe Shqipëria janë dy ndër shtetet që kanë kryer më së paku teste për COVID-19, krahasuar me shtetet fqinje, njofton Insajderi.

Si për nga numri i përgjithshëm, por edhe në krahasim me një million banorë, që të dyja vendet shqiptare kanë bërë më së paku testime në rajon.

Kosova me 1.8 milion banorë deri më tani ka kryer 57.239 teste. Ndërsa, Shqipëria që ka mbi një milion banorë më shumë se Kosova, ka kryer 68.628 teste deri më tani. Apo thënë ndryshe në proporcion me një milion banor Shqipëria ka kryer 23.853 teste.

Mali i Zi, që ka vetëm 628.082 banorë, ka kryer teste përafërsisht aq sa kanë kryer Kosova dhe Shqipëria. Në këtë shtet janë testuar persona 56.339 për koronavirus, me një mesatare prej 89.700 testimesh për një milion banor.

Serbia qëndron e para sa i përket numrit të testeve, me 1.024.976 teste të kryera sipas “Worlmeters”. Krahasuar me 8.730.124 banorë sa ka ky shtet, janë kryer mesatarisht 117.407 teste për një milion banorë.

Edhe Maqedonia e Veriut qëndron mirë në numrin e testeve të kryera. Nga 2.083.357 banorë, janë testuar 165.892, me një mesatare prej 79.627 për një milion banorë.