Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë aktualisht ka në dispozicion rreth 10 mijë teste për sëmundjen, COVID-19, që shkakton Coronavirusi i ri, ka thënë Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë

Sipas tij, gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të arrijnë edhe 10 mijë teste të tjera, ku rreth 6,500 prej tyre janë donacion nga Katari, derisa pjesa tjetër e testeve do të sigurohet nga kontraktorët e mëparshëm, e që kryesisht janë dërgesa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Anglia.

“Instituti Kombëtar ka rreth 10 mije teste ne dispozicion, pra mjaftueshëm për të testuar personat me indikacione për testim, kontaktet e rasteve pozitive dhe të dyshuarit e hospitalizuar në Klinikën Infektive’’, tha Hoti për rel.

Ndryshe, vetëm tre ditët e fundit janë konfirmuar 160 raste të reja me koronavirus, nga 805 persona të testuar.